Me datë 28.09.2025, në orën 12:30, nëpunës policorë nga SPB Shkup – Stacioni Policor -Aerodrom e privuan nga liria T.M. (23) dhe I.M. (26), të dy nga f. Trubarevë, rajoni i Shkupit. Më parë, një i punësuar në komunën e Aerodromit denoncoi se dy persona po digjnin kabllo në një park në bul. “Fevruarski pohod”, dhe pasi që nëpunësit policorë mbërritën në vendngjarje i gjetën dhe i privuan nga liria të dytë.
Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume