Sulmuesi kosovar ka falënderuar publikisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili i dha pasaportën shqiptare për tu transferuar te Juventusi nga Lille.

Në konferencë për shtyp Zhegrova u pyet për Ramën, teksa i premtoj se do t’ia dhurojë fanellën e tij të parë.

“Ai (Edi Rama) është një tifoz i madh i Juventusit, ishte shumë krenar dhe më ndihmoi shumë. Jam mirënjohës, sepse përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Patjetër që do t’ia jap fanellën e parë”, tha Zhegrova.

Mgid