Barcelona pritet të hyjë në një fazë të re në fund të sezonit, me largimin e mundshëm të Robert Lewandowskit, i cili ka lënë gjurmë të mëdha që nga ardhja e tij nga Bayern Munich. Sulmuesi polak ka realizuar 109 gola në 165 ndeshje në të gjitha garat, por me moshën 37-vjeçare dhe kontratën që skadon, ndarja duket e pashmangshme. Kjo situatë e vë klubin përballë një vendimi të madh për të ardhmen e repartit ofensiv.

Në listën e kandidatëve për pasardhës janë emra të rinj dhe të afirmuar. Franculino i Midtjyllandit shihet si alternativë më e lirë dhe premtuese, ndërsa Samu Aggehowa i Portos ofron potencial, por me një çmim të lartë.

Një opsion i brendshëm është Ferran Torres, i cili këtë sezon ka treguar efikasitet si sulmues, duke u parë si zgjidhje e përkohshme për të ruajtur stabilitetin financiar të klubit.

Në anën tjetër, Julian Alvarez i Atletico Madridit mbetet një ëndërr e vështirë për shkak të rivalitetit dhe kostos së lartë, ndonëse cilësia e tij vlerësohet maksimalisht, me Diego Simeonen që e ka quajtur “lojtarin më të mirë të Atleticos”. Zgjedhja më ambicioze mbetet Harry Kane, i cili, pavarësisht moshës, vazhdon të shënojë rregullisht dhe do t’i garantonte Barcelonës gola dhe përvojë, ashtu siç bëri dikur Lewandowski

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume