Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjejeve të gazetarëve lidhur me qëndrimet e LSDM-së se “Alta Banka” do të falimentojë dhe se banka nuk ka para të gatshme, deklaroi:
“Po, ndoshta duhet të kemi kujdes për të gjitha ato mesazhe që vijnë nga LSDM-ja opozitare, sepse përvoja deri më tani tregon se, pa përjashtim, gjithçka është e pavërtetë. Kthehuni pas, duke nisur nga pretendimet se do të falimentojmë, te migrantët, e deri te ky rast i “Alta Bankës”.
“Jam i vetëdijshëm se tek ata Frojdi punon edhe kur janë duke ëndërruar dhe se përpiqen që këto ëndrra të tmerrshme t’ua përcjellin qytetarëve, por kam ndjenjë, shpesh i referohem ndjenjave të mia, se ëndrra e tyre nuk do të bëhet realitet.
Dhe se ajo që po e punojmë dhe ajo që e kemi punuar në periudhën e kaluar do të rezultojë me një pronar të ri të “Stopanska Banka Manastir” dhe se gjithçka do të jetë ashtu siç duhet. Në fakt, dëshmi për këtë është edhe lirimi i vazhduar nga, do të thosha, masat të cilat u zbatuan në fillim. Dhe nëse ka apo nuk ka para të gatshme, ju bëj thirje të shkoni në disa nga filialet, t’i pyesni qytetarët që shkojnë atje dhe që tërheqin atë që u takon, t’i pyesni ata nëse ka para të gatshme apo jo. Unë nuk mund të përgjigjem, sepse nuk kam llogari në “Stopanska Banka Manastir”.