Të rinjet sot nuk pranojnë të heshtin.Ata kanë lindur në epokën e informacionit , ata kanë qasje në njohuri dhe në botë në një mënyrë që brezat e vjeter nuk i kishin.Kjo edhe i bën ata më të guximshem dhe më të vendosur për të arritur qëllimet e tyre.Forca e identitetit kolektiv ju jep forcë atyre për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejtë fitorës.Kur shohim të rinj që bashkohen në emër të qëllimeve më të larta , është një sinjal se shoqëria duhet ti kushtojë shumë vëmendj
Skënder MULLIQI
Trazirat në rrugët e metropoleve evropiane nga të rinjët, me duket mua se kan të bëjnë edhe më thyerje të gjeneratave.Ne shumë vende të botës më ndonjë përjashtim, ende po sundojnë strukturat e vjetra dhe të burokratizuara politike.Dhe, edhe nga ky kënd duhet shikur valën e protestave që kan përshkuar hapësirat e shumë shteteve .Shumica nga këta të rinj janë studentë.Kur studentet ngrihen në këmb, ata nuk janë thjeshtë një grup të rinjsh në rrugë –ata janë zëri i një brezi që refuzon të jetë vëzhgues pasivë.Ata historikisht kanë pëmbysur regjime të tipit autoritar, madje edhe pushtues, siq ishin protestat e studentëve shqiptarë në shekullin e kaluar , të cilat lëkunden seriozisht themelet e ish –Jugosllavisë të Titos.Natyrishtë se ato protesta kishin karakter tjetër, ishin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga serbosllavia -Serbia.Këtu e bëra një krahasim sa për të ilustruar faktin së sa të fuqishme mund të janë protestat e të rinjeve.Lufta e tyre nuk është një tekë, por një nevojë e rrënjosur thellë për drejtësi , për një të ardhme në të cilën ata do të kenë mundësinë të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje . Protestat e studentëve nuk bëhën vetëm nga pa knaqësitë e krijuara të karakteritë social dhe ekonomik.Ato janë simpotimë e një ndarje më të thellë shoqërie midis brezave që u rritën në realitete të ndryshme .Të rinjet sot nuk pranojnë të heshtin.Ata kanë lindur në epokën e informacionit , ata kanë qasje në njohuri dhe në botë në një mënyrë që brezat e vjeter nuk i kishin.Kjo edhe i bën ata më të guximshem dhe më të vendosur për të arritur qëllimet e tyre.Forca e identitetit kolektiv ju jep forcë atyre për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejtë fitorës.Kur shohim të rinj që bashkohen në emër të qëllimeve më të larta , është një sinjal se shoqëria duhet ti kushtojë shumë vëmendje.Ata nuk janë apatik , nuk janë të pa interesuar –janë ata që krijojnë presion për ndryshime pozitive .Sigurishtë së atyre ju imponohet dalja në protesta , kur shoqëria nuk funksionon si duhet.Çdo ndryshim pozitiv në një shoqëri fillon nga njerëzit e guximshem dhe përparimtar.Historia na mëson se protestat shpesh sollën ndryshimet më të mëdha.Ata nuk presin që dikush tjetër në vend të tyre tua zgjedh problemet .Ata përqojnë mesazhe të qarta , se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por janë edhe e tashmja që kërkon ndryshim.Guximi dhe këmbëngulja e tyre na kujtojnë se të drejtat nuk jepen-ato fitohen.Ata e shikojnë të ardhmen , nuk dëshirojnë të kthehen në të kaluarën.Nuk dëshirojnë ti përserisin gabimet e paraardhësve të tyre në shtetndertim dhe mirëqenje.Në fakt përballja më të kaluarën është e dhimbshme , por edhe kthjelluese.Regjimet e korruptuara autoritare , janë rëgjime që manipulojnë njerëzit , duke ju shkaktuar atyre trauma.Në ato vende ku gjerat mbesin të njejta , ekziton një probabilitet i lartë i përseritjës ciklike të vuajtjve tragjike.Gjithomnë ekziston një shpresë joshëse se njerëzit e se ardhmes do të jenë më të mirë dhe më të zgjuar , dhe se do të gjejnë forcën për të ndërtuar një shoqëri më të shëndetshme…