Bastisje në rrethinë të Demir Kapisë, janë gjetur armë gjahu dhe mish i kafshëve të egra, dy persona janë privuar nga liria nën dyshimin e gjuetisë së paligjshme
Më 12.11.2026, në orën 19:10, nëpunës policorë të NJPB Negotinë i privuan nga liria M.M. (66) dhe T.M. (76), të dy nga fshati Bistrencë, rrethina e Demir Kapisë.
Paraprakisht, nga Shoqata e Gjuetarëve „Vardar“ Negotinë ishte raportuar se më 10.11.2026, në territorin e vendgjuetisë Koreshnicë, në fshatin Bistrencë, ishin vërejtur dy persona të cilët kishin vendosur mjete të palejuara për gjuetinë e kafshëve të egra dhe kishin gjuajtur gjatë periudhës së ndalimit të gjuetisë, pas së cilës nëpunës policorë kishin ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre. Pas marrjes së urdhrit gjyqësor të Gjykatës Themelore të Kavadarit, ishin realizuar bastisje në shtëpitë e M.M. dhe T.M., me ç’rast në shtëpinë e M.M. ishin gjetur dhe sekuestruar mjete për gjuetinë e kafshëve të egra, fishekë gjahu, pushkë gjahu dhe mish i llojeve të ndryshme të kafshëve të egra, ndërsa në shtëpinë e T.M. ishin gjetur dhe sekuestruar pushkë, mjete për gjuetinë e kafshëve të egra dhe leje për armë me afat të skaduar.
Ata janë shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse.