Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, ka theksuar rëndësinë e mërgatës për zhvillimin e komunës, duke shpallur hapjen e një Zyre për Diasporë. Ai tha se diaspora nuk është mysafir, por pjesë e pandashme e familjes së madhe të Zhelinës, e cila me kontributin e saj ka mbajtur gjallë jetën në fshatrat e komunës.
Sulejmani theksoi se kjo zyrë do të jetë e hapur për çdo ide, investim apo projekt të bashkatdhetarëve, duke garantuar partneritet të ngushtë për një Zhelinë të re, me më shumë shpresë, zhvillim dhe dinjitet.
Njoftimi i plotë i Emir Sulejmanit:
Mërgata jonë, krahët e fortë të Zhelinës!
Me djersën e tyre janë ndërtuar shtëpitë tona, janë shkolluar fëmijët tanë dhe është mbajtur gjallë jeta në çdo fshat të komunës.
Prandaj, diaspora nuk është mysafir, por pjesë e familjes sonë të madhe.
Do të hapim Zyrën për Diasporë, ku bashkatdhetarët tanë do të kenë derën hapur për çdo ide, çdo investim dhe çdo projekt të ri për Zhelinën.
Bashkë me diasporën do ta ndërtojmë Zhelinën e re me shpresë, me zhvillim, me dinjitet!
#MeDiasporën
#ZhelinaNdryshon