Kandidati për zgjedhjet lokale në Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, sot ka nënshkruar Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, të organizuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Zhelinë.

Ky akt përfaqëson një zotim publik të Sulejmanit për të zhvilluar një fushatë të ndershme, pa shpifje e fyerje, me theks të veçantë në dinjitetin dhe respektin ndaj qytetarit.

“Ky akt është zotimi im për një fushatë të ndershme, pa shpifje e fyerje, me dinjitet dhe me respekt për qytetarin.

Zgjedhjet janë garë idesh dhe besimi, jo urrejtjeje dhe frike.” u shpreh ai pas nënshkrimit të kodit.

Me këtë hap, Emir Sulejmani thekson përkushtimin e tij për një proces zgjedhor demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke i dhënë prioritet vlerave demokratike, integrimit dhe ndërtimit të besimit mes qytetarëve./TS

Mgid