Një alarm serioz është ngritur në Greqi për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve, një sëmundje zoonotike që ka shkaktuar ngordhjen e mbi 113 mijë kafshëve vetëm në dy muajt e fundit.

Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Costas Tsiaras, deklaroi se për dhjetë ditët e ardhshme do të zbatohet një plan i posaçëm, që përfshin praninë e veterinerëve të Ministrisë së Bujqësisë, Blegtorisë dhe Peshkimit në terren, si dhe dezinfektimin e rrugëve dhe kalimeve kryesore.

“Kjo është një zoonozë që nuk është e lehtë për t’u përballur. Nëse nuk forcojmë masat e biosigurisë, ekziston rreziku i një karantine që do të izolojë vendin”, tha ministri Tsiaras.

Sipas tij, në rast të karantinës, do të ndalohen lëvizjet e deleve dhe dhive brenda territorit grek, duke detyruar mbajtjen e tyre vetëm në stalla.

Një masë e tillë do të sillte mungesë të mishit dhe qumështit në treg, me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume