Mucunski para studentëve të College of Europe: NATO, BE dhe partneriteti strategjik me SHBA janë shtyllat e politikës së jashtme të Maqedonisë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot mbajti ligjëratë para studentëve dhe pjesëmarrësve të programit të College of Europe, në kuadër të sesionit “Macedonian Foreign Policy 101”. Pas prezantimit, u zhvillua një diskutim i hapur mbi prioritetet kryesore të shtetit në planin ndërkombëtar.
Në fjalën e tij, Mucunski veçoi tre shtyllat themelore të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut:
Kontributi aktiv në NATO, ku vendi është partner kredibil dhe kontribues për stabilitetin rajonal, si dhe mbështetës i fortë i Ukrainës.
Integrimi evropian, me fokus në reformat, zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe përafrimin e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Partneriteti strategjik me SHBA, që përfshin jo vetëm bashkëpunim politik, por edhe ekonomi, teknologji, mbrojtje dhe siguri.
Mucunski theksoi se politika e jashtme e vendit është gjithnjë e më shumë e orientuar drejt tregtisë, investimeve dhe projekteve infrastrukturore, përfshirë Korridorin VIII, me synim rezultate konkrete për shtetin, ekonominë dhe qytetarët.