Më 09.09.2025, rreth orës 21:50, në Stacionin Policor Mavrovë, M.G. (57) nga fshati Vërben, komuna Mavrovë-Rostushë, ka raportuar se rreth orës 11:00 në objektin e saj hotelierik në vendbanimin Mavrovë Anoj, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga disa mysafirë.

Sipas kallëzimit, të njëjtët janë përpjekur të sulmojnë fizikisht edhe djalin e saj, D.G. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume