Lista e këshilltarëve të VLEN-it në Tetovë nuk ka kaluar pa grindje dhe mospajtime. Siç mëson portali TS, një kandidat nga Malësia e Tetovës, edhe pse anëtar i Lëvizjes BESA, ka refuzuar të jetë pjesë e listës së VLEN-it.

Arsyeja e largimit siç meson TS është besimi i tij i plotë tek kandidatura e Bajram Rexhepit.
“Po, është e vërtetë. Nuk pranoi të jetë në listë, sepse beson tek Bajram Rexhepi si kryetari i ardhshëm që mund ta ndihmojë Malësinë e Tetovës”, tha për TS një familjar i afërt i kandidatit për këshilltar që është tërhequr.

Nga ana tjetër, VLEN ende nuk e ka publikuar zyrtarisht listën e plotë të kandidatëve, duke e mbajtur të fshehur për shkak të problemeve të mëdha të brendshme./TS/

Mgid