Kuvendi sot miratoi Ligjin për kontrollin e emisioneve industriale, me të cilin kapacitetet industriale në vend do të duhet të punojnë sipas teknikave më të mira të disponueshme (BAT), si pjesë e harmonizimit me standardet mjedisore evropiane.
Me ligjin parashikohen kushte më të rrepta pune, ulje e emisioneve të lejuara, si dhe monitorim i detyrueshëm i ndotjes përmes laboratorëve të akredituar.
“Ligji do të sjellë ajër, ujë dhe tokë më të pastër, më pak mbetje dhe mbrojtje më të mirë të shëndetit.
Përfitimet kryesore nga ligji:
• Mjedis më i pastër dhe shëndet më i mirë për qytetarët
• Standardet mjedisore të detyrueshme për industrinë
• Parimi i qartë “ndotësi paguan”
• Transparencë dhe përfshirje e publikut në proceset vendimmarrëse
• Kontroll inspektues efikas dhe sanksione për mosrespektim
Ligji është përgatitur me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit më të mirë të ndotjes industriale dhe afrimit me politikat mjedisore evropiane.