Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në një aktivitet të organizuar në Parkun e Çairit, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.

Në bashkëpunim me mjekë, forume të grave, të rinjtë dhe vullnetarë, qytetarëve iu ofruan kontrolle rutinë falas, përfshirë matjen e shtypjes së gjakut dhe analiza bazike.

“Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar dhe kujdesi për të duhet të jetë prioritet për secilin prej nesh. Sot e pamë nga afër se sa pak mjafton për të bërë një hap të madh drejt një jete më të shëndetshme. Të kujdesemi për shëndetin është investimi më i mençur që bëjmë, për veten, për familjen dhe për shoqërinë tonë,” theksoi Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume