Nga Sefer SELIMI
Diagnoza më e mirë e gjendjes aktuale politiko-shoqërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë zgjedhjet në Bërvenicë.
Të dy kampet konkurruese e quajnë fitore kalimin në raundin e dytë. Dhe të dyja e dinë se, në konstelacionin aktual politik, vështirë se mund ta fitojnë komunën, ndonëse shqiptarët janë shumicë e popullsisë.
Pse ndodh kjo? Nga zgjedhjet e fundit mund të nxirren disa mësime dhe supozime.
1. Nëse BDI shkon në raundin e dytë, struktura të caktuara të VLEN-it do të votojnë VMRO-në vetëm për ta eliminuar kundërshtarin politik. Plus, sharlatanë si puna e Haqim Ramadanit i cili u kthye në lolo duke menduar se partia që e kandidoi do t’i qëndronte prapa. Ashtu siç deshëm edhe ne t’i besojmë.
2. Nëse VLEN shkon në raundin e dytë do t’i ndodhë fenomeni i Haqimit. Do ta braktisin dhe do të votojnë VMRO-në, vetëm që mos e hidhërojnë VMRO-në.
3. Në të dy skenarët, VMRO fiton jo sepse mbështetet te shumica e popullsisë, por te përçarja deri në vetëshkatërrim mes shqiptarëve. Plus, duke vënë në funksion gjithë infrastrukturën shtetërore dhe instrumentet e ndikimit, përfshirë inteligjencën, ka në dispozicion edhe biznesmenë shqiptarë që me zell i shfrytëzojnë shqiptarët si klientë për të bërë para, e pastaj i harxhojnë ato para për të blerë vota për VMRO-në.
Pra, Bërvenica është diagnoza e gjendjes politike mes partive shqiptare.
P.S. Kujtoni edhe rastin e Komunës së Butelit.