Nuk nis mësimi në Grupçin, në nderkohë BDI-Zhelinë për këtë e akuzon pushtetin për papërgjegjësi informon Tetovasot

Në fillim të vitit të ri shkollor, nxënësit e Shkollës Fillore “Pashko Vasa” në Grupçin të Komunës së Zhelinës nuk do të mund të ulen nëpër banka për shkak të nisjes së punimeve ndërtimore pikërisht ditën kur duhej të fillonte mësimi.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe Dega e BDI-së në Zhelinë, e cila fajëson pushtetin lokal për mungesë planifikimi dhe papërgjegjësi.

“Tre muajt e verës kaluan kot, pa asnjë përgatitje për shkollat. Sot, në vend që nxënësit të nisin mësimin, punimet pengojnë procesin arsimor. Kjo është turp dhe fyerje për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Fëmijët nuk janë eksperimente për paaftësinë e tyre. Ata që tetë vite nuk ndërtuan asgjë për arsimin, sot pengojnë edhe fillimin e mësimit,” thuhet në reagimin e Degës së BDI-së në Zhelinë.

Nga kjo degë theksojnë se viti shkollor duhet të nisë me organizim dhe përgjegjësi, jo me justifikime dhe pengesa artificiale.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume