“Këta janë suedezët që na japin leksione mbi sundimin e ligjit.”
Kështu u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orbán, i cili në një postim në platformën X njoftoi se “në Suedi janë arrestuar 284 vajza të mitura për vrasje”.
“S’është se të gjitha vranë një person së bashku, por secila veç e veç. Lexoni vetë për këtë. Mafia i ka përdorur ato për të qëlluar viktimat e tyre, sepse vajzat e mitura nuk mund të dënohen,” shtoi Orbán.
Sipas tij, kjo situatë është shembulli më i qartë i shkatërrimit të rendit dhe vlerave në Suedi.
“Ata kanë hequr dorë nga civilizimi. Ky është fundi i një procesi që ka nisur – Zoti e di kur. Ne kemi parë fazat e atij shembjeje, hap pas hapi, gjatë 15 viteve të fundit. Kjo është tërheqja e qytetërimit evropian – barbarizmi. Dhe këta janë suedezët që na japin leksione për sundimin e ligjit,” tha ai.
Këtyre deklaratave iu përgjigj kryeministri suedez, Ulf Kristersson:
“Këto janë gënjeshtra skandaloze. Nuk është për t’u habitur që vijnë nga një njeri që po shkatërron sundimin e ligjit në vendin e tij. Orbán është i dëshpëruar për zgjedhjet e ardhshme në Hungari.”
Pas këtij reagimi, Orbán përsëri u shpreh:
“Braktisja e vlerave tradicionale, neglizhenca e logjikës së shëndoshë dhe qeverisja e dobët kanë çuar në forcimin e barbarizmit në zemër të njërit prej kombeve më të mëdha të Evropës. Bandat kriminale po përdorin vajza të mitura si instrumente për vrasje. Misioni i sundimit të ligjit është të sigurojë sigurinë e popullit tonë. Atje ku vajzat e mitura përdoren sistematikisht për vrasje, sundimi i ligjit është i vdekur. Suedia është miku ynë dhe populli suedez është një komb i madh dhe fisnik. Jemi të shqetësuar për ju!
Zoti e bekoftë Suedinë!”