Kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, e ka cilësuar si “surprizë të bukur të parafushatës” pritjen që iu bë nga qindra të rinj në shtabin e AKI-së.

Në një postim, Ramadani u shpreh se kjo përkrahje nga të rinjtë është një motivim dhe një përgjegjësi e madhe.
“Zemra mal, përgjegjësia oqean! Për këtë rini, çdo fjalë do ta shndërrojmë në vepër. Amanet i gjeneratave”, shkroi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume