Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka shkruar se bashkë me Asafin do të bëjnë ndryshimin e madh të Tetovës.

“Një emër i dëshmuar në mjekësi, me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale. Ka përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë – GATA Ankara, ku ka kryer edhe specializimin në Radiologji. Përvojën e tij e ka ndërtuar si mjek dhe radiolog në shumë institucione brenda dhe jashtë vendit – nga Spitali Ushtarak në Shkup, misioni në EUFOR Sarajevë, Qendra Ushtarake Mjekësore në Shkup, deri tek puna si Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe sot si radiolog në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
Profesionalizmin e tij e ka përforcuar me trajnime dhe kongrese ndërkombëtare në Turqi, Greqi dhe rajon, duke sjellë dije të avancuara në rezonancën magnetike dhe imazherinë diagnostike. Është anëtar aktiv i shoqatave prestigjioze të radiologjisë në Turqi, Maqedoni dhe Evropë, duke mbajtur gjithmonë hapin me zhvillimet më të reja në këtë fushë. Mbi të gjitha Asafi është nje djalë i Tetovës që e do qytetin e tij.
Ky është profili i ekipit që kemi ndërtuar për Tetovën. Profesionistë të dëshmuar, të motivuar dhe me integritet të lartë. Me njerëz si Asaf Abduramani, do t’ia kthejmë dinjitetin e humbur Tetovës dhe tetovarëve.
Sepse Tetova meriton më mirë dhe më shumë, dhe #bashkë do ta bëjmë më të mirën që dijmë dhe mundemi për Tetovën!” ka shkruar Rexhepi

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume