Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u bëri thirrje investitorëve të shfrytëzojnë mundësitë që ofron rajoni, duke theksuar se Ballkani Perëndimor mund të bëhet një nga burimet e reja të rritjes ekonomike të Evropës.

“Ky rajon do të jetë pjesë e së ardhmes së Evropës. Pyetja për investitorët është se kush do të jetë këtu i pari. Ballkani Perëndimor e ka vendin në zemër të Evropës dhe mund të bëhet një nga burimet e reja të rritjes së saj ekonomike.”, – theksoi Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Hoxha njëherësh bëri të ditur se Shqipëria ka siguruar tashmë mbi 212 milionë euro nga parafinancimi dhe pagesat e lidhura me rezultatet në kuadër të Planit të Rritjes, ndërsa së shpejti pritet një tjetër pagesë me vlerë të përafërt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume