ryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Zvicër ka zhvilluar një takim me ekspertë, profesionistë, biznesmenë dhe bashkatdhetarë shqiptarë, me të cilët ka diskutuar për arritjet e tyre dhe mundësitë për bashkëpunim me vendlindjen.
Ahmeti ka shprehur kënaqësinë për kontributin që bashkatdhetarët japin në promovimin e vlerave kombëtare, në fushën e arsimit, shkencës, ekonomisë dhe biznesit.
Gjatë bashkëbisedimit, vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë, shkëmbimit të dijes, përvojës dhe ekspertizës, si dhe mundësive për investime në vendlindje.
„Mërgata jonë është një pasuri e çmuar kombëtare dhe një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë“, ka theksuar Ahmeti.
Ai gjithashtu ka shprehur krenarinë për arritjet e bashkatdhetarëve shqiptarë dhe kontributin e tyre në fusha të ndryshme, duke vlerësuar rolin e mërgatës në zhvillimin dhe promovimin e vlerave shqiptare.




