Më 26 dhe 27 shtator 2025, në disa lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria pesë persona për posedim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë R.M. (43), A.I. (25), M.Gj. (23) dhe M.M. (24), të gjithë nga Shkupi, si dhe K.I. (39) nga Tetova. Gjatë kontrollit, tek ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një tabletë.

Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngriten kallëzimet përkatëse penale.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume