Një 22-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar për shumën prej 1.600 euro nga një 19-vjeçar bashkëqytetar.

Sipas denoncimit, gjatë periudhës nga 29 gushti deri më 4 shtator 2025, i dyshuari A.I. (19) në disa raste e ka bindur viktimën që paratë do të depozitoheshin në një platformë online për të përfituar më shumë. Pas dorëzimit të shumës, i riu nuk iu përgjigj më thirrjeve telefonike, gjë që bëri të kuptohej se bëhej fjalë për mashtrim.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume