Në aksidentin e rëndë në rrugën ekspres Shtip-Radovish humbën jetën tre punëtorë, ndërsa dy persona të tjerë u lënduan.

Aksidenti ndodhi këtë mëngjes kur një furgon që transportonte punëtorët doli nga ura mbi lumin Baltaliska pranë fshatit Lakavica.

Ekipi mjekësor i Shërbimit të Urgjencës konstatoi vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtori i tretë u reanimua, por ndërroi jetë nga plagët.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për punëtorë nga Bangladeshi.

Drejtori i Spitalit Klinik të Shtipit, Vladko Zaharievi, deklaroi se aktualisht një person është i shtruar në spital, dhe po i kryhen ekzaminime nga mjekët.

Mgid