Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar sportistin e ri nga Luboteni, Omer Memedi, anëtar i klubit të mundjes “Liria”, i cili u shpall Kampion Ballkanik në kategorinë U20 informon Tetovasot.

Ahmeti ka theksuar se ky është një sukses i jashtëzakonshëm që mbush me krenari dhe dëshmon për punën, përkushtimin dhe disiplinën e Omerit, si dhe mbështetjen e trajnerëve dhe të gjithë atyre që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij sportiv.

“Omeri është një shembull frymëzues për të gjithë të rinjtë tanë që na përfaqësojnë me dinjitet në arenën sportive. I uroj suksese të mëtutjeshme dhe fitore të reja ndërkombëtare!”, – ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se të rinjtë janë forca dhe e ardhmja e kombit, ndaj duhen mbështetur dhe motivuar për të vazhduar rrugën e suksesit dhe për të na bërë gjithmonë krenarë.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com