Në ambientet e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt ceremonia solemne e nënshkrimit të Marrëveshjes së
Grantit ndërmjet MEPSO dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), e cila shënon
vazhdimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit teknik që synon mbështetjen e modernizimit të
rrjetit kombëtar të transmetimit të energjisë elektrike.
Ngjarja u zhvillua në prani të Sh.T.znj. Sanja Bozhinovska, Ministre e Energjisë, Minierave
dhe Burimeve Minerale; Sh.T.z. Kristof Le Rigoller, Ambasador i Francës në Republikën e
Maqedonisë së Veriut; z. Burim Latifi, Drejtor i Përgjithshëm i MEPSO; Znj. Veronika
Milevski, Drejtoreshë Ekzekutive e RTE International; Z. François Vince, Zëvendësdrejtor i
Zyrës së AFD për Ballkanin Perëndimor, si dhe mysafirë nga sektori i energjisë.
Ky grant me vlerë 600,000 € ofron asistencë teknike të synuar për përmirësimin,
modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit të transmetimit – hapa kyq për të siguruar një
furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, për të reduktuar humbjet teknike, për të rritur
efikasitetin e sistemit dhe për të përgatitur MEPSO për rritjen e peshës së burimeve të
ripërtrishme dhe integrimin në tregun rajonal.
Projekti është i fokusuar në katër fusha kryesore:
 hartimin e studimeve për adekuatësine e sistemit duke përdorur simulatorin e tregut
ANTARES,
 dimensionimin e rezervave sistemore,
 krijimin e një metodologjie për llogaritjen e humbjeve të transmetimit dhe prodhimin
e një studimi fizibiliteti,
 si dhe përgatitjen e një dizajni konceptual për digjitalizimin e një nënstacioni.
Në kuadër të projektit, ekspertë nga RTE International – dega e operatorit francez të
sistemit të transmetimit RTE – tashmë kanë zhvilluar trajnime për inxhinierët MEPSO mbi
përdorimin e simulatorit ANTARES, duke përmirësuar kështu kapacitetet e tyre teknike dhe
analitike për menaxhim më efikas të sistemit në një treg gjithnjë e më dinamik të energjisë
elektrike.
Ministrja Sanja Bozhinovska theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për ndërtimin e një sistemi
energjetik modern dhe të qëndrueshëm të energjisë:
"Sot e konfirmojmë një partneritet që forcon rrugën tonë drejt një sistemi energjetik modern,
të besueshëm dhe të përballueshëm. Asistenca teknike nga Agjencia Franceze e Zhvillimit do
t'i mundësojë MEPSO të përshpejtojë modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit, të përmirësojë

planifikimin dhe funksionimin dhe të menaxhojë në mënyrë më efektive paqëndrueshmërinë
që rrjedh nga pjesa më e madhe e burimeve të ripërtrishme dhe dinamika e tregut. Kjo
mbështetje është e rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë. Një rrjet më i avancuar dhe më
i zgjuar do të thotë më pak ndërprerje, përdorim më të mirë të energjisë së pastër, lidhje më të
forta rajonale dhe qëndrueshmërisë më të madhe të sistemit – pavarësisht kushteve klimatike,
luhatjet në kërkesë ose paqëndrueshmëria e tregut."
Drejtori i Përgjithshëm i MEPSO, z. Burim Latifi, theksoi përkushtimin e kompanisë ndaj
përsosmërisë teknike dhe disiplinës në zbatimin e saj:
"Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje granti, ne po forcojmë partneritetet tona strategjike
dhe po ndërtojmë kapacitetet teknike të nevojshme për një rrjet modern transmetimi. Projekti
pilot i digjitalizimit, i fokusuar në zhvillimin e një transformatori plotësisht digjital me
sisteme të avancuara të mbrojtjes, menaxhimit dhe mbikëqyrjes, përfaqëson një hap konkret
drejt transformimit të MEPSO në një operator më të zgjuar, më efikas dhe të orientuar drejt së
ardhmes."
Znj. Veronika Milevski, drejtoreshë ekzekutive e RTE International, deklaroi:
"Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm përpara për sektorin energjetik të Maqedonisë së
Veriut – bashkimi i ambicies kombëtare, bashkëpunimit rajonal dhe partneritetit evropian. Në
bashkëpunim me MEPSO dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), ne kontribuojmë në
forcimin e sigurisë energjetike, konkurrencës dhe gatishmërisë së vendit për tranzicionin
energjetik. Marrëveshja bashkon modelimin e avancuar të sistemit elektroenergjetik,
parashikimin inovativ të rezervave duke përdorur inteligjencën artificiale dhe një projekt pilot
për digjitalizimin e një nënstacioni 110 kV – një hap vendimtar drejt një rrjeti më të
qëndrueshëm transparent dhe konkurrues."
Ambasadori i Francës, Sh.T.z. Kristof Le Regoller, theksoi se kjo marrëveshje paraqet një
hap tjetër përpara në thellimin e partneritetit ndërmjet Francës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai
theksoi se ky bashkëpunim pasqyron angazhimin e ndërsjellë të dy vendeve për rritje të
qëndrueshme, inovacion dhe qëndrueshmëri energjetike. Ambasadori shtoi se Franca,
përmes AFD dhe RTE International, është krenar që mbështet Maqedoninë e Veriut në
përpjekjet e saj për të forcuar stabilitetin energjetik dhe për të krijuar një të ardhme më të
gjelbër dhe më të digjitalizuar.
Z. François Vince, zëvendësdrejtor i Zyrës së AFD-së për Ballkanin Perëndimor, nënvizoi se
kjo marrëveshje e re ilustron angazhimin e vazhdueshëm të AFD-së për modernizimin e
rrjetit të transmetimit në Maqedoninë e Veriut. Ai shtoi se ky bashkëpunim është pjesë
e angazhimit më të fortë të AFD-së për të mbështetur partnerët maqedonas dhe ishte i
kënaqur që shfrytëzoi këtë mundësi për të njoftuar hapjen e zyrës lokale të AFD-së në
Shkup, e cila do të përfaqësohet nga zonja Melani Malinvo.

Projekti do të vazhdojë me aktivitete të reja për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetje
teknike, të cilat do të mundësojnë aplikimin e teknologjive të avancuara dhe modeleve
analitike për menaxhimin e sistemit të energjisë transmetuese të Maqedonisë së Veriut.
Rreth AFD-së
Grupi AFD kontribuon në zbatimin e politikave të Francës për zhvillim të qëndrueshëm dhe
solidaritet ndërkombëtar. Ai përfshin Agence Française de Développement (AFD) – e cila
financon sektorin publik, organiyatat joqeveritare . kërkimin shkancor dhe trajnimin; filialin
e saj Proparco, i fokusuar në sektorin privat; dhe Expertise France, agjencinë për
bashkëpunim teknik.
Grupi AFD financon, mbështet dhe përshpejton tranzicionet e nevojshme drejt një bote më
të drejtë dhe qëndrueshme. Aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nga viti 2019, AFD
ka një mandat për të ndihmuar vendet e rajonit në konvergjencën drejt standardeve të BE-së
dhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, me qëllim zhvillimin
ekonomik gjithëpërfshirës dhe me karbon të ulët. Që atëherë, AFD ka angazhuar mbi 1.5
miliardë euro në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes 39 projekteve aktive.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com