Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sërish është shprehur lidhur me përdorimin e termit “zagarë” për kundërshtarët politikë nga koalicioni VLEN. Ai ironizoi reagimet e tyre duke thënë se vetë mënyra si janë ndier të prekur, tregon shumë.

“E vutë re si dolën këta tanët? U ngutën të thonë: jemi apo s’jemi zagarë. Madje kanë hyrë edhe në Google për të parë kush janë zagarët, kush janë kasnecët, kush janë lepujt… A ka dëshmi më të madhe se kjo? Populli thotë: ‘Mos e pyet, se tregon vetë’”, u shpreh Ahmeti.

Përmes kësaj deklarate, Ahmeti lë të kuptohet se reagimi i VLEN-it i ka konfirmuar fjalët e tij, duke përdorur gjuhë figurative dhe proverbiale për të goditur politikisht kundërshtarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume