Më 24 tetor 2025, rreth orës 17:42, është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Manastir–Novaci, ku një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Manastirit, i drejtuar nga J.S. (48) nga Manastiri, ka dalë nga rruga informon Tetovasot.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit.

Në vendngjarje ka intervenuar ekipi hetimor i SPB Manastir, i cili ka kryer këqyrje dhe procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume