Në një darkë të ngrohtë strukturat e Aleancës Kombëtare për Integrim në Sllatinë, kanë ndarë ide, vizione dhe synime të qarta për të ardhmen e komunës sonë.
Sllatina nuk ka nevojë për premtime, por për njerëz që dëgjojnë, planifikojnë dhe veprojnë me përgjegjësi.
Çdo takim me qytetarët është një mundësi për të kuptuar më thellë nevojat e tyre – për rrugë më të mira, për zhvillim lokal, për investime që sjellin jetë dhe dinjitet në çdo lagje e çdo fshat.
Në këtë takim ku ishin kandidati I AKI Nazim Taipi dhe përfaqësues tjerë përfshirë edhe bartësin e listës Zemri Idrizi u tha se besojmë se koha e fjalëve boshe ka kaluar. Tani është koha e punës, e vendimeve që prekin jetën e përditshme të njerëzve tanë.
Sepse vendi im, vendi ynë, meriton më shumë përkushtim, më shumë punë dhe më shumë drejtësi në çdo hap të zhvillimit të tij.
Ne e duam Sllatinën – dhe do ta ndryshojmë bashkë!TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume