Gjatë një tubimi të AKI-së me qytetarët në komunën e Butelit, Ali Ahmeti, ritheksoi rëndësinë e mobilizimit të plotë në këtë komunë, duke e cilësuar Butelin si një zonë me potencial të madh për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz.
“Gjatë vizitës në Butel ritheksuam nevojën e mobilizimit të gjithëmbarshëm, sepse Buteli ka potencial të madh dhe meriton të jetë pjesë e historisë sonë fitimtare,” tha Ahmeti.
Ai bëri thirrje për unitet, besim të ndërsjellë dhe përkushtim të përbashkët drejt fitores në zgjedhjet e 19 tetorit:
“Me bashkim, besim dhe përkushtim, të ecim përpara!” ishte mesazhi i tij i qartë dhe motivues.
Tubimi në Butel u prit me entuziazëm nga qytetarët, të cilët shprehën mbështetje për vizionin e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kandidaturën që premton zhvillim dhe përfaqësim të denjë për të gjithë banorët e kësaj komune./TS