Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe zëvendësministri, Jovica Andovski, së bashku me kryeministrin, prof. dr. Hristijan Mickoski dhe drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, sot vizituan Klinikën për Ortopedi dhe Traumatologji (TOARILUC), me rastin e përfundimit të rinovimit të plotë të repartit të traumatologjisë.
“Vazhdojmë me investimet në infrastrukturën shëndetësore, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve. Investimi në repartin e traumatologjisë është veçanërisht i rëndësishëm, duke pasur parasysh që këtu trajtohen pacientë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Gjithashtu, në fazë të avancuar është edhe rinovimi i Klinikës për Anestezi, Reanimacion dhe Trajtim Intensiv, kështu që gjatë kësaj periudhe janë realizuar shumë investime që përmirësojnë tërësisht kushtet në këtë institucion terciar të nivelit më të lartë”, deklaroi ministri Aliu.
Në kuadër të këtij investimi, janë zëvendësuar të gjitha dritaret, dyert, dyshemetë dhe janë vendosur shtretër të rinj për pacientët, me ç’rast reparti është rinovuar tërësisht pas më shumë se 20 vitesh.
Gjatë periudhës së kaluar, kjo Klinikë ka realizuar gjithashtu një përforcim të konsiderueshëm të stafit, me punësimin e gjithsej 36 personave, përfshirë mjekë, infermierë si dhe staf tjetër shëndetësor dhe dhe jo-shëndetësor. Sa i përket pajisjeve të reja, janë vënë në funksion 3 aparate rentgeni që më parë nuk punonin, janë blerë 2 aspiratorë të rinj dhe është në proces blerja e një skaneri të ri DEXA dhe një aparati për pastrimin e gjakut.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com