Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, ku janë realizuar disa investime të rëndësishme për përmirësimin e kushteve për pacientët.
-Është rinovuar Qendra Urgjente, një investim me vlerë 4 milionë denarë. Për herë të parë, Gostivari ka një sallë kirurgjike për ortopedi dhe traumatologji, dhe kjo risi është shumë e rëndësishme për banorët e Gostivarit dhe rrethinës, duke pasur parasysh se nuk do të ketë më nevojë të udhëtojnë drejt Shkupit për ndërhyrje të tilla. Salla e re është pajisur plotësisht me aparaturë shumë të sofistikuar, me vlerë mbi 9 milionë denarë. Për këtë arsye, sot jemi këtu së bashku me dr. Igor Merxhanoski nga Klinika për Ortopedi dhe Traumatologji (TOARILUC). Për sot janë caktuar 5 operacione të para në sallën e re, të cilat do të kryhen në bashkëpunim me ekipin e Klinikës për TOARILUC, dhe përveç pacientëve nga Gostivari, tashmë janë caktuar për operacion edhe pacientë nga qytete të tjera, theksoi ministri Aliu.
Në spitalin e Gostivarit është në proces procedura për punësimin e 37 personave nga stafi mjekësor dhe jomjekësor, e cila do të vazhdojë menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa janë punësuar edhe 28 specializantë nga fusha të ndryshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com