Më 27 tetor 2025, rreth orës 00:10 në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë arrestuan B.B. (44) nga Struga. Ai u kap së bashku me disa persona të tjerë gjatë peshkimit të paligjshëm në lumin Drini i Zi. Gjatë ndërhyrjes policore, B.B. tentoi të largohej nga vendngjarja, por u kap nga efektivët.

Në përpjekje për t’u larguar, ai sulmoi fizikisht nëpunësit policorë që po kryenin veprime zyrtare, por u neutralizua dhe u shoqërua në stacionin policor të Strugës.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strugës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të ngrihet kallëzim penal përkatës ndaj të dyshuarit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com