Policia shqiptare ka zbuluar një arsenal armësh të fshehur në një furgon të kamufluar si mjet mirëmbajtjeje rrugore me logon e kompanisë “Gener 2”, i parkuar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Në pranga është vënë Eugert Sino, 34 vjeç, pronari i furgonit, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, person në kërkim nga SPAK për vrasje dhe pastrim parash. Sino ka punuar më herët si banakier në lokalin “Monopol”, në pronësi të Hoxhës.

Në furgon u gjetën 23 armë zjarri, mes tyre 5 snajperë, që dyshohet se janë trafikuar nga disa shtete dhe kanë hyrë në Shqipëri tranzit përmes Kosovës, për t’u përdorur më pas në ngjarje kriminale nga grupe me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Burime hetimore bëjnë të ditur se dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se grupi kishte bazën kryesore pranë vendit ku u gjet furgoni.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com