Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi, sot me ekipin e tij ka ka ndaluar tek vendi ku janë pozicionuar taksistët e qytetit me ç’rast atyre u ka premtuar uljen e taksave për licencë me 50% të shumcës së tanishme. Ndërkaq për taksi dhe furgonë elektrikë do të ketë liri, total nga pagesa.

Sot bashkë me ekipin e këshilltarëve vizituam vendet e parkimit ku janë të stacionuar taksitë dhe furgonët që kryejnë transportin e udhëtarëve brenda qytetit dhe drejt vendbanimeve të Strugës. Gjatë takimeve me ta, i njoftova për vendimin e Këshillit të Komunës së Strugës sapo të marrim detyrën e Kryetarit të Komunës së Strugës sipas të cilit:Pagesat për licencat e TAXI-ve, furgonave dhe makinave do të përgjysmohen me 50%.Për taksitë dhe furgonat elektrikë do të ketë lirim total – 100% pa pagesë për marrjen e licencave’’, ka shkruar Arsim Dalipi në faqen e tijne në facebok.

Sipas tijky është një hap konkret për të lehtësuar barrën financiare të drejtuesve të makinave dhe furgonëve që punojnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve, dhe për të nxitur përdorimin e makinave dhe furgonëve ekologjike në Strugë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëbisedimin e hapur që patëm sot me secilin prej jush. Së bashku do të ndërtojmë një Strugë më të drejtë dhe më moderne’’, ka përfunduar Dalipi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com