Në një aksident në në Szolnok të Hungarisë, një autobus u përplas me murin e një shkolle.

Si pasojë, përplasja shkaktoi shembjen e murit, shkatërrimin e plotë të pjesës së përparme të autobusit dhe lëndimin e shumë njerëzve, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike, shkruajnë mediat e huaja.

Autobusi u përplas me murin e shkollës, por, për fat të mirë, nuk shkaktoi lëndime brenda klasës sepse nuk kishte mësim në kohën e aksidentit.

Pas kësaj, një turmë e madhe prindërish, nxënësish, mësuesish dhe banorësh vendas të shqetësuar u mblodhën në vendngjarje.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume