Sot pranova detyrën e Kryetarit të Komunës së Haraçinës, nga tani më ish-kryetari, z. Ridvan Ibrahimi.

Ky është një moment shumë i veçantë për mua. Të udhëheqësh komunën e Haraçinës është nder i madh dhe përgjegjësi që kërkon përkushtim të vazhdueshëm ndaj çdo banori të komunës sonë.

Besoj fort se me punë të ndershme dhe transparencë mund ta çojmë Haraçinën përpara, drejt zhvillimit, mirëqenies dhe unitetit.

Rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Me ndihmën e Zotit, do ta bëjmë Haraçinën shembull të suksesit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume