Dhe kur vetëm pak më mirë shikojmë, rrenacakët dhe të pa moralet politik po kalojnë shkëlqyeshëm .Këta “zotërinj” si duket nuk kan kufij…

Skënder MULLIQI

Nuk do të shkruaj kësaj radhe shumë se si erdhi deri të zgjedhja e presidentës të shtetit dhe ligjit për zhvlerësimin apo kontrollimin e Gjykatës Speciale.Sigurisht së kemi shumë autor që kan shkruar mjaftë për këtë punë, e cila u krye në një gjendje të them të jashtëzakonshme , më një shpejtësi në gjysëm të natës, pas një maratone ditore.Mirë është bërë për vendin tek e fundit që janë zgjedhur organet, por mbetet shënja jo e mirë e shpejtësisë të një ndodhie të tillë.Ditët, muajit dhe vitët në vazhdim do të tregojnë në suksesin apo mos suksesin e Qeverisë dhe Presidencës, të cilët I presin punë të zorshme të kryhen…
Të nderuar lexues temë e këtij shkrimi më shumë do të jetë , se si njerëzit e definojnë pushtetin dhe shtetin, fuqinë politike, dhe shumë çka tjetër.Thënë të drejtën mua më vjen turp për veprimit e tyre të deritashme politike, të cilat shumë i dëmtuan proceset.Pa asnjë ndjeshmëri shikuan së si të shpëtojnë prapanicat e tyre për pushtet dhe të mira materjale, duke lënë anash kështu interesin e përgjithshem.Kjo tregon së para ligjit nuk jemi të gjithë të njejtë.Ka shëmbuj të shumtë të kësaj që po e thëm.Dikush nga njerëzit e thjeshtë dënohet për diqka shumë të vogël, kurse ata që më vite të tëra po vjedhin më miliona shtetin as që po I merr dikush në pyetje!Kjo është zezon më të cilën u përballëm dhe ende po përballemi.Në jetën time nuk kam ndëgjuar dhe pa budallakina dhe cirkuzantë të tillë të skenës aktuale politike në Kuvend dhe jashtë tij .Mua po më vjen turp kur po I ndëgjojë në paraqitjët e tyre publike .Se si i zgjodhem këta përfaqësues të popullit, kur shumica prej tyre janë pa integritet përsonal dhe pa moral politik? Kur kemi njerëz të tillë për një kohë të gjatë në vëndimarrje politike , nuk është qudi pse të rinjët masivisht po largohen nga vendi.E ku po mbetën kategoritë tjera të cilat mëzi po mbijetojnë më këtë kosto të lartë të jetës? Kanë mbetur në mëshirën e kohës.Thjeshtë nuk po iu intereson së si po jetojnë njerëzit?Po mendojnë se populli është mendjelehtë ,që tu bësojnë rrenave të tyre.Ata kanë një shkëlqim të rrem.Na mbetet të shohim pas formimit të organeve të reja të shtetit, së sa do të avansohen proceset e ngecura.Qytetarët kan të drejtën e tyre për një jetë më të mirë, kurse Kosova si shtet , ka të drejtën të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar.A do të jenë në gjendje këta politikanë , ti shohin qytetarët në sy shumë shpejtë do të tregojë koha.Mjaftë gjatë I fajësuan të tjerët për dështimet e mëdha të tyre .Të jësh “njeri”, për dikend është diqka e huaj.Kur po i shohim disa njerëz në politikbërje, thënë të vërtetën më shumë po i duam shtazët, sepse e meritojnë…!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume