Gjashtë persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme në Shkup gjatë një aksioni policor.

Sipas MPB-së, tek A.A. (29), O.D. (18), E.D. (37), V.M. (38), M.G. (26), të gjithë nga Shkupi, si dhe P.Z. (19) nga Negotina, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një substancë pluhurore me ngjyrë portokalli dhe një lëng i dyshuar.

Pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume