Konflikti në komunikacion përfundon me lëndime të rënda, kallëzim për banorin e Pallçishtit të Poshtëm
Një mosmarrëveshje në komunikacion ka përfunduar me dhunë dhe lëndime të rënda.
Sipas policisë, V.A. (42) nga Pallçishti i Poshtëm dyshohet se më 15 gusht 2026, pas një konflikti në rrugë, ka goditur me një send të fortë G.J. (45) nga Toplica e Gostivarit.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën “Lëndim i rëndë trupor”, raporton Tetovasot.