Një grua ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:27, në Gjakovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare kishte rene nga një lartësi. Si pasoje, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Mgid