Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerand Ramadani, zhvilloi sot një vizitë në Nerez, ku u prit ngrohtësisht nga banorët lokalë. Në takim morën pjesë edhe deputeti i zonës, z. Blerim Bexheti, kandidati për Kryetar të Qytetit të Shkupit, z. Zejd Rexhepi, si dhe kryetari aktual i Komunës së Sarajit, z. Iljaz Veseli.

Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e përkrahjes për kandidatët e AKI-së për Këshillat Komunalë, përfshirë Lirimin, Abdulselamin dhe Nezranen, të cilët sipas Ramdanit po marrin një mbështetje më të madhe se kurrë më parë.

“Nerezi është pjesë e pandashme e Shkupit, dhe ne do të jemi gjithmonë pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të kësaj ane. Angazhimi ynë është i qartë: të ndërtojmë një Shkup të drejtë, gjithëpërfshirës dhe me zhvillim të barabartë për të gjitha lagjet dhe komunat që e përbëjnë atë,” deklaroi Ramdani.

Vizita në Nerez u pa si një dëshmi konkrete e përkushtimit të kandidatëve të AKI-së për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Shkupin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume