Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe përkrahje të sinqertë nga qytetarët, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerand Ramadani, po konsolidon mbështetjen e tij në prag të zgjedhjeve të 19 Tetorit.

Në tubimin madhështor të mbajtur në Rashçe, Ramadani ishte i shoqëruar nga figura të rëndësishme politike si deputeti Blerim Bexheti, kryetari aktual Iljas Veseli, kandidati për qytetin e Shkupit Skender Rexhepi, bartësi i listës Abdulselam Selami dhe kandidatja për këshilltare Nezrane Rustemi, njofton TS.

“Rashçja e dha mesazhin e fitores! Kjo është fryma e bashkimit dhe besimit të ndërsjellë. Më 19 Tetor do të flasë zëri i qytetarëve!” – u shpreh Blerand Ramadani, i emocionuar nga përkrahja e qytetarëve.

Atmosfera elektrizuese, pritja e ngrohtë dhe fjala e hapur me qytetarët treguan qartë se besimi ndaj Ramadanit po rritet dita-ditës, duke e pozicionuar atë si një nga kandidatët më të favorizuar në këtë garë.

Fushata e tij, e fokusuar në përfaqësim dinjitoz, zgjidhje konkrete dhe një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, po sjell një energji të re në skenën lokale politike./TS

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume