Një burrë në Obiliq, dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij,

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa bazuar në informacionet e Policisë, lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

“Raportohet se viktima femër kosovare, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume