Mbështetja e madhe për Emir Sulejmanin nuk po vjen vetëm nga qytetarët e komunës së Zhelinës, por tashmë ka filluar edhe nga diaspora.

Një biznesmen shqiptar nga Berlini, Armin Sadikiu, përveç se ka konfirmuar mbështetjen e tij me votë për Emir Sulejmanin më 19 tetor, ka dërguar edhe një thirrje për të gjithë bashkëqytetarët e Zhelinës, si në vend ashtu edhe në mërgatë.

Në mesazhin e tij, ai shprehet:

> “Respekt i sinqertë për çdo kandidat që kontribuon me dashuri e përkushtim për Zhelinën.
Unë personalisht besoj se Emir Sulejmani është zgjedhja e duhur për zhvillim dhe transparencë.
E njoh Emirin prej kohësh si mik, si njeri të ndershëm e me vizion, dhe jam i bindur se ai do ta kryejë me përgjegjësi e pasion këtë detyrë.
Bashkë për një komunë më të fortë e më të bashkuar.”

Ndërkohë, sipas anketave të fundit, Emir Sulejmani prin bindshëm në garën për kryetar të Komunës së Zhelinës në zgjedhjet e 19 tetorit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume