Më datë 09.10.2025 në orën 18:05, në rrugën “Iliria” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat N.M. (41) dhe V.M. (26), të dy nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një aksident trafiku të ndodhur, ata kishin sulmuar fizikisht personin B.A. (54) dhe bashkëshorten e tij N.A. nga fshati Poroj i Tetovës. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë një kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume