Në futboll, disa lojtarë krijojnë raste. Të tjerë i shndërrojnë ato në gola. Erdi Emini i përket kësaj të dytës,pra golit. Ai ka instinktin e golashënuesit, atë cilësi që nuk mësohet lehtë, por lind bashkë me futbollistin shkruan Tetovasot.
Sulmuesi i Shkëndijës U15 po kalon një formë të jashtëzakonshme. Në dy ndeshjet e fundit ka realizuar katër gola, duke u shndërruar në pikën më të fortë të repartit ofensiv dhe në makthin e mbrojtjeve kundërshtare.
I gjatë, i fuqishëm fizikisht dhe me nuhatje të jashtëzakonshme para portës, Emini është një sulmues modern. Ai fiton duelet ajrore, mban topin nën presion, lëviz vazhdimisht në zonë dhe godet me qetësi kur i jepet mundësia. Çdo prekje e tij pranë portës krijon ndjesinë se goli është afër.
Por nuk janë vetëm golat që e veçojnë. Është mënyra si lufton për çdo top, si i hap hapësira shokëve të skuadrës dhe si nuk ndalet së kërkuari rrugën drejt rrjetës deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
Nëse vazhdon me këtë ritëm pune, disiplinë dhe uri për sukses, Erdi Emini ka potencialin të bëhet një nga emrat më premtues të brezit të tij. Shkëndija duket se ka në radhët e saj një sulmues që nuk kënaqet vetëm duke luajtur mirë, por që jeton për të shënuar.
Golashënuesit e lindur janë gjithmonë të rrallë. Dhe Erdi Emini po jep çdo javë arsye për të besuar se është një prej tyre raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume