Kur kanë mbetur edhe pesë ditë nga dita e votimit, gara për karrigen e kryekomunarit të Strugës po bëhet gjithmonë e më shumë interesante.
Dy janë protagonistët kryesor të kësaj garë, njëri është oligarku i Mickos dhe i komitëve “i pavaruri” Mendiu që mbështetet nga vredistët sipas urdhërit te despotit, dhe tjetri është Dr. Arsimi, i mbështetur nga opozita shqiptare AKI.
Pa bërë tifo për asnjërin kamp në këtë rast, do thosha se Dr.Arsimi ka më shumë shanse për ta fituar këtë garë, pasi ka mbështetjen e opozitës shqiptare ku bëjnë pjesë DUI dhe dy grupimet e ASH, të cilët përbëjnë shumicën e elektoratit shqiptar në Strugë.
Kurse votat e elektoratit vredist në Strugë nuk përbëjnë shumicën e elektoratit, me gjithë mbështetjen e komitëve mbeten një pakicë e pakonsoliduar dhe kjo u dëshmua në zgjedhjet e fundit parlamentare sesa mbështetje morën vredistët në këtë komunë.
Cilido që të jetë epilogu i kësaj gare se njëri nga kandidatët do ta fitonte garën Mendiu apo Arsimi, despotët e Shkupit i kanë rrëmbyer shqiptarëve mjetet e qeverisjes dhe kompetencat ( duke mbajtur centralizimin e pushtetit lokal si peng të qeverisjes lokale) duke ia marrë si “arrën edhe çekiçin” për të qeverisur komunën ashtu siç qeveriset në mbarë Europën.
Centralizimi i pushtetit lokal në duart e pushtetit qendror si armë e fortë e ruajtjes së kontrollit nga shqiptarët, perbën “Nyjen Gordiane” të mosdekretimit të decentralizimit dhe të supremacisë së shtetit autoritar në “državën e Severnistanit”
Cilido do të ulet në karrigen e kryekomunarit do të përballet më kompetencat e kufizuara në detyrën e tij si kryetar, ku veç emërtimit të drejtorëve komunal dhe pastrimit të rrugëve kompetencat e kryetarit janë transferuar në zyrat e despotit të Shkupit.
Kryekomunarët shqiptarë që do të zgjidhen më 19 tetor, duhet ta dinë se ata do të kenë në duart e tyre aq pushtet saqë do të marrin vetëm “çelesat e kashtës” për të menaxhuar komunat e tyre!
Medai Shaholli