Gjykata Administrative pas hapjes së materialit të besueshëm zgjedhor dhe rinumërimit të votave, ka konfirmuar dyshimet e partisë Unioni i Romëve se në vendvotimet 2962 dhe 2966 në komunën e Shutkës, janë falsifikuar procesverbalet.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje KSHZ-së që në rrethin e dytë të zgjedhjeve të sigurojnë zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme.

“Në pajtueshmëri me vendimin e Këshillit gjyqësor ta ndryshojë vendimin e KSHZ-së dhe ta pranojë ankesën tonë dhe të anulojë rezultatet e votimit për këshilltarë komunal në komunën e Shuto Orizares në vendvotimet 2962 dhe 2966 parashtrohet pyetja, kush mund të guxojë të krijojë falsifikim zgjedhor në këto përmasa që e vendos në pikëpyetje procesin zgjedhor në të gjithë shtetin. Kush ka guxuar që në mënyrë precize matematikore dhe statistikore t’i ndryshojë rezultatet zgjedhore në procesverbal me qëllim që të na merr një mandat këshilltarësh nga lista jonë e këshilltarëve”, tha Fatima Osmanovska, Kryetare e partisë Unioni i Romëve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com