Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi 3 pikë të arta kuqezinjve. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, sulmuesi lushnjar deklaroi:
“Besoj se sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime se pas ndeshjes ndaj Serbisë disa komente nuk i meritoja, se kemi mbas familje, motër, prindër, duhet t’i harrojmë, se sot gjithë Shqipëria, Kosova, janë krenar për ndeshjes e kemi lënë shpitin në fushë. Kemi edhe dy ndeshje të tjera, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëjmë më të mirën për të shkuar në Botëror.
Isha shumë i lodhur dhe në pjesë të parë mora goditje te gjuri, me çau me taka hekuri, në vendin tim u fut edhe Daku, i kam veshur bluzën dhe ju bën të fala, edhe ai meritonte nga fillimi, si të gjithë që nuk kanë luajtur, nuk ka rëndësi kush ishte në fushë, rëndësi ka që fitoi Shqipëria sot.
Doja të jepja një mesazh më të fortë por jemi në televizion dhe më mirë mos e japin, u them të gjithëve shijoni këto momente, se këto vijnë vetëm një herë, sidomos për futbollistët, kemi loz para 11 vitesh, tani i mundëm përsëri në shtëpinë e tyre. Futbolli ecën shpejt dhe këto momente duhet të shfrytëzojmë të gjithë dhe të kënaqemi.
Pasi bëra gol nuk kuptova më asgjë, nuk e pashë që kisha karton. Më thanë çunat, unë festova me shqiponjë, normalisht e doja. Se ishin pankinat, se ishin tifozët, nuk është se do e bëja në tokë… ”, deklaroi Manaj.